Dueli me Hungarinë, Reja: Ekipi duhet të ketë ekuilibër, nuk kam vendosur për formacionin

schedule18:21 - 8 Tetor, 2021

schedule 18:21 - 8 Tetor, 2021

Në prag të ndeshjes ndaj Hungarisë, ka folur Edi Reya në konercën për shtyp.

Edy Reja e shikon si një nga ndeshjet më të rëndësishme të eliminatoreve atë ndaj Hungarisë.

Trajneri kuqezi foli në konferencën për shtyp ne Budapest ku siguroi se Shqipëria do të bëje një ndeshje të madhe për të marrë maksimumin ndaj kundërshtarit.

A mund ta quajmë si një finale?

“Për ne të gjitha janë një finale. Kush humbet një ndeshje është jashtë kualifikimit. E dime forcën e Hungarisë, kemi një moment pozitiv dhe ne kemi ardhur këtu për të bërë një ndeshje të madhe. Ky është objektivi ynë dhe të marrim rezultat”.

A e keni në kokë formacionin apo keni ende dyshime?

“Kam një grup prej 24 lojtarësh dhe do të vendos sepse kam disa dyshime sidomos nga ana fizike. Kush shkon në fushë do të jape maksimumin. Hungaria është ekip fizik dhe duhet të bëjmë maksimumin. Kemi stërvitjen e fundit dhe nesër në mëngjes do të vendos”.

A besoni se shkoi keq për Hungarinë në ndeshjen e pare apo besoni se do të bëni mire?

“Luajnë në shtëpi dhe duan të fitojnë. Do të jetë ndryshe nga ndeshja e pare. Duke njohur Rossin, si Italian do të përpiqet të bëjë ndeshjen dhe të jenë sulmues, ne jemi të përgatitur dhe të pranojmë këtë sfidë. Ajo që vlen është të mbyllim hapësirat dhe të rinisemi me kualitetet tona. Për të bërë diçka më shumë ata ne duhet të përfitojmë dhe të jemi inteligjentë që të ndryshojmë pozicionin tone në fushë”.

Më mire me Bajramin në fushë apo me lojtar tjetër?

“Nuk kam vendosur Akoma dhe duhet të vlerësojë ende. Bajrami është siguriosht lojtar i rëndësishëm nëse do ta marr në konsideratë. Shpresoj që të bëj zgjedhjen e duhur”. /abcnews.al/

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!