Kosova luan nesër në mbrëmje ndeshjen e parë në Nations League kundër Moldavisë, sfidë që do e luajë në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës (20:45). Dardanët i janë nënshtruar ditën e djeshme tamponëve dhe asnjë pjesëtar nuk ka rezultuar pozitiv për fat të mirë.
“Gjatë ditës së djeshme futbollistët dhe stafi i Kombëtares, por edhe zyrtarët e FFK-së i kanë kryer testet PCR në laboratorin e licencuar të UEFA-s dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ në Covid-19.
View this post on Instagram
Ekspedita e Dardanëve u nis në orët e paradites për në Parma të Italisë, ku të enjten do të luhet ndeshja me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve“, lexohet në komunikatën e FFK. /abcnews.al