Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, foli për Barca TV në lidhje me shortin e Champions League, aty ku do të ndeshet me Napolin e Gennaro Gattusos.
“Napoli është një ekip i rrezikshëm. E dimë dhe është e qartë se ata nuk po kalojnë momentin e tyre më të mirë. Kanë pasur dhe një ndryshim të trajnerit dhe do të duhet të përshtaten me kalimin e kohës.
Ne do të shohim se si janë dhe si do të jenë në muajin shkurt, por pa dyshim, do të duhet të përgatitemi mirë. Do të jetë një atmosferë e zjarrtë, me një stadium të vështirë si ai i Napolit. Do të jetë bukur të provojmë gjithçka përballë Napolit.”
Gattuso, ndërkohë, ka premtuar se Napoli do të hyjë në fushë me respektin e duhur për Barcelonën, por jo me frikë: “Barcelona është një ekip i shkëlqyer dhe do të jetë një sfidë e madhe. Padiskutim dy ndeshje interesante dhe nuk do të tregojmë aspak frikë”./abcnews.al