Sulmuesi i Wolves, Raul Jimenez, po shkëlqen këtë sezon në Premier League. Meksikani falë golave dhe performancës së tij ka rënë në radarin e klubeve të mëdha, ku Manchester United është ekipi i parë që ka shfaqur interes për shërbimet e tij.
Megjithatë, sipas raportimit nga “Tuttosport” edhe Juventusi ka shfaqur një pëlqim për 29-vjeçarin. Madje “Zonja e Vjetër” është gati të bëjë dhe një shkëmbim në mënyrë që sulmuesi të transferohet në Torino. Bëhet fjalë për mbrojtësin, Daniele Rugani, i cili mund të bëhet pjesë e këtij operacioni.
Kartoni i Jimenez kushton plot 60 milionë euro dhe mesa duket do të kemi një duel mes Manchesterit dhe Juventusit për “ujkun” e Premeir League. Sulmuesi i kombëtares meksikane ka shënuar 26 gola në 67 ndeshje që kur u transferua në ishullin britanik nga Benfika në vitin 2018. /abcnews.al