“Duel i ashpër”, Southgate: Shqipëria e fortë në mbrojtje, luan mirë me topin

schedule17:14 - 27 Mars, 2021

schedule 17:14 - 27 Mars, 2021

Shqipëria është pengesa e dytë e Anglisë në takimet eliminatore të Botërorit Katar 2022. “Tre Luanët” fituan 5-0 ndaj San Marinos në ndeshjen e parë, ndërsa nesër (18:00) do të përballen me kuqezinjtë e Rejës në “Air Albania”.

Trajneri i kombëtares angleze, Gareth Southgate vlerësoi kombëtaren shqiptare në prononcimin për mediat, duke u shprehur se Shqipëria është një ekip i stërvitur mirë dhe kanë në pankinë një trajner italian me përvojë.

DUELI – “Padyshim që do të jetë një provë më e ashpër. Ata janë një ekip i stërvitur mirë, kanë një trajner italian me përvojë. Ne do të duhet të shohim nëse ata përshtaten me ne, por ata luajnë mirë me topin dhe janë të organizuar mirë në mbrojtje. Pra, si gjithmonë, ne duhet të jemi në maksimumin tonë për të fituar ndeshjen“.

Southgate preku edhe temën e fushës së stadiumit “Air Albania” duke thënë që e di se ka pasur probleme, por beson se fusha do të jetë më e mirë sesa ishte kur i inaugurua stadiumi.

Përpara mediave foli edhe mbrojtësi e kapiteni i Manchester United, Harry Meguire, i cili u shpreh se përvoja në kupën e botës e ka përmirësuar ekipin dhe se tashmë ata janë ekip më i mirë se ai në Rusi tre vite më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!