Duel “big”-ësh për Sergio Ramos, zbulohen klubet që e duan

schedule12:59 - 13 Tetor, 2020

schedule 12:59 - 13 Tetor, 2020

PSG dhe Juventus nuk duelojnë vetëm për David Alaba, mbrojtësin e Bayern Munich që verën e ardhshme del lojtar i lirë. Dy klubet e mëdha europiane duan të bëjnë një tjetër goditje dhe të përfitojnë nga situata e krijuar te Real Madrid me kapitenin Sergio Ramos.

Momentalisht bisedimet për nënshkrimin e kontratës së re me kampionët e Spanjës kanë mbetur pezull dhe El Chiringuito TV raporton se Juventusi i ka bërë një ofertë Ramos që të bashkohet me Cristiano Ronaldon në Torino.

Ramos përfiton rreth 12 milion euro në sezon, thuajse sa Matthijs De Ligt, dhe në kampin bardhezi mund të sakrifikojnë disi. Mosha e spanjollit nuk premton shumë sezone në nivele të larta, por fakti që e kërkon edhe PSG e bën një lojtar për të cilin do të duhet të ofrosh një pagë të mirë që ta bindësh. /abcnews.al