Ja që nuk mjafton gjithmonë një yll që të fitohet. Këtë e kuptoi Dallas Mavericks në sfidën e fortë të NBA-së në fushën e Denver Nuggets, edhe pse Luka Doncic u tregua u shkëlqyer.
“Ylli” nga Sllovenia e fitoi duelin personal ballkanik me kapitenin serb, Nikola Jokic, por humbi ndeshjen. Denver triumfoi thellë, 130-104, edhe pse basketbollisti i madh serb nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë.
Jokic realizoi shumë pak pikë, vetëm 8, diçka që ndodh tepër rrallë. Ai shtoi 9 topa në tabela, 7 asistë e 2 vjedhje topi, por skuadra nga Kolorado ia doli falë lojës kolektive dhe stolit të gjatë. Jamal Murrey shënoi 22 pikë e Aroon Gordon shtoi 21, me Reggie Jackson që arriti në kuotën 20.
Denver fitoi duelin në tabela, dhe po ashtu shërbeu më shumë asistë në total. Kjo e bëri të pavlefshme paraqitjen e madhe të ish-lojtarit të Real Madrid. Doncic pati 38 pikë në 36 minuta në parket, duke shtuar 11 topa në tabela e 8 asistë.
Denver është në vendin e tretë në Konferencën Perëndimore, ndërsa Dallas është i pesti, edhe pse ka të njëjtin numër humbjesh. /abcnews.al