Duel anglez për mbrojtësin e Barcelonës

schedule19:02 - 30 Nëntor, 2021

schedule 19:02 - 30 Nëntor, 2021

Chelsea dhe Liverpooli janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo.

Sipas asaj që raportojnë mediat anglezë, dy klubet nga Premier League janë vënë në gjurmët e lojtarit 22-vjeçar dhe që dëshirojnë ta transferojnë gjatë merkatos së verës.

Uruguaiani do të ketë vetëm një vit kontratë me blaugranët, të cilët duhet të ndërmarrin një veprim për të ardhmen e tij.

Klubi katalanas duhet ta bindë lojtarin që të nënshkruajë vazhdimin e kontratës, në të kundërt të përfitojë nga shitja e tij gjatë verës që vjen për të mos rrezikuar që në vitin 2023 ta humbasin lojtarin me parametra zero.  /f.a/abcnews.al