Tirana u thye në Luksemburg nga Dudelange me rezultatin 0-1 dhe tashmë duhet të mendojë që ta përmbysë në “Air Albania” një javë më vonë.
Hassan në gjysmën e pjesës së dytë të ndeshjes shënoi golin e fitores për skuadrën vendase, që ishte e qartë në lojën e saj dhe u ndal në disa raste nga portieri Bekaj.
Tirana u mundua të rrezikonte dhe me Seferin e Xhixhën rrezikuan, por jo aq sa duhet. Loja me topa të gjatë e bëri më të lehtë për Dudelange, që ia doli të lexonte sulmet e bardhebluve dhe t’i ndalte.
Kështu e ruajti portën e paprekur dhe në Tiranë skuadra nga Luksemburgu mjafton të mos humbasë për të kaluar në turin e dytë të Champions League.
Në minutat e fundit Ismajlgeci dhe Seferi iu afruan golit të barazimit, por pa sukses. Tirana në duelin e kthimit nuk do të ketë Limajn, i ndëshkuar me karton të kuq (68’), kurse Dudelange Kirch (54’).
Dudelange-Tirana 1-0
Hassan 71’
/ abcnews.al