Dubai liron Durim Bamin/ Petraj: Është në detyrim paraqitje. Softa: Mund të deportohet në Shqipëri

schedule23:45 - 14 Gusht, 2024

schedule 23:45 - 14 Gusht, 2024

Avokati Edmond Petraj thotë se Durim Bami nuk është në vëzhgim policor në Dubai, por ka ndryshuar masa e sigurisë ndaj tij.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se Bami është me masën detyrim paraqitje.

Ndërsa eksperti i sigurisë, Fatjon Softa deklaroi se Bami mund të deportohet në Shqipëri.

Edmond Petraj: Është një detyrim paraqitje, nuk është në vëzhgim. Situata që ka ardhur dhe ka arritur deri në këtë pikë, është pasojë e një procedure, letrat nuk kanë arritur të bëhen në kohën e duhur. Unë mendoj që ai nuk arrin dot të vijë në Shqipëri. Edhe mund të ndodhë, varet nga institucionet. Në kushtet që jemi Durim Bami është lënë i lirë, me detyrim paraqitje.

Fatjon Softa: Kalimi i afateve për procedurë, ka bërë ndryshimin e masës së sigurisë. Ka ndryshuar masa e sigurisë. Ka kaluar nga arrest me burg, në detyrim paraqitje. Nuk është lënë i lirë, por ka ndryshuar masa e sigurisë. Për shkak të mungesës së marrëveshjeve dhe legjislacioni që ka Dubai, nuk e njeh marrëveshjen e ekstradimit, janë kërkuar masa të tjera, për deportimin e dy figurave të tjera të krimit. Mendoj se është çështje kohe që edhe Durim Bami të ndjekë të njëjtin fat si Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!