Arrestimi i Irlandezit Sean Mc Govern një ndër anëtarëve të rëndësishëm të Kartelit Kinahan në Dubai përgjatë muajit tetor si dhe arrestimi I Faissal Taghi, djalit të kreut famëkeq të mafias holandezo – marokene po shërben sot si një dëshmi se Dubai një ndër qytete më të sigurta në botë nuk mund të jetë më parajsa e bosave të Drogës ku ata qëndrojnë të pashqetësuar se nuk do të arrestohen nga Autoritetet. Një investigim nga Agjencia Franceze e Lajmeve AFP ku shpjegohen dhjetëra raste të kriminelëve më të rëndësishëm në trafikimin e drogës dhe kryerjen e krimeve të rënda teksa arrestohen në Dubai tregon sesi ky mit po thyhet dalëngadalë.
Europol e ka përshkruar Dubain si një “qendër koordinimi të largët” për tregtinë e drogës në Evropë, ku trafikantët jetojnë hapur dhe pastrojnë paratë e tyre përmes mallrave luksoze dhe pasurive të paluajtshme. Transaksionet për blerjen e një prone në Dubai kryhen brenda 15 minuash dhe sistemi I tyre i transferimit të parave I cili lehtëson dërgesat pa shumë kërkese llogarie e kanë bërë këtë vend që të konsiderohet në një parajsë fiskale dhe penale. Në mënyrë ironike, shkalla e ulët e krimit në Dubai do të thotë se kriminelët mund të operojnë në siguri atje, duke bërë marrëveshje dhe duke u lidhur me lojtarë të tjerë globalë të narkotikëve në kafenetë, baret dhe restorantet e këtij qyteti. Qendra për Studimin e Korrupsionit me qendër në Mbretërinë e Bashkuar tha në gusht se ka pasur “një zhvendosje në shkallë të gjerë në epiqendrën globale të rrjeteve të parave të pista në Dubai dhe Hong Kong”.
Por situata në Dubai vlerësohet se kanë ndryshuar së fundmi. Arsyeja kryesore se përse Kriminelët zgjedhin Emiratet e Bashkuara Arabe është sepse ky vend nuk ka pasur prej shumë vitesh marrëveshje me shtetet të tjera për ekstradimin e Kriminelëve të kërkuar në mbarë botën. Rastet më të fundit të marrëveshjeve të Ekstradimit me Irlandën apo dhe dhjetera vende te tjera Europiane jo vetëm që kanë cuar në dhjetëra arrestime dhe ekstradime të kriminelëve në vendet ku ata kërkohen për vepra të caktuara penale, por gjithashtu ka shtuar frikën e tyre për tu zhvendosur në Emiratat e Bashkuara Arabe./abcnews.al