Dubai dëbon Plarent Dervishajn dhe Julian Meçen/ Karamuço: Kemi të bëjmë me deportim, sukses i jashtëzakonshëm

schedule17:38 - 14 Gusht, 2024

schedule 17:38 - 14 Gusht, 2024

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se procesi i kthimit të Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes nga Dubai në Shqipëri, nuk quhet ekstradim, por deportim, pasi nuk kemi marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Karamuço u shpreh se Dervishaj dhe Meçe janë kthyer në vend për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.

Sipas Karamuços, ky është një sukses i jashtëzakonshëm, dhe pritet të dëbohen nga Dubai të tjerë personazhe me rrezikshmëri të lartë.

“Këta janë sjellë për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm në Shqipëri. Nuk jemi në rastet e ekstradimit, por jemi në rastet e operacioneve të mirëfillta me marrëveshje policiore, në kuadër të dëbimeve të personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Është një instrument që është gjetur që nga samiti i fundit i INTERPOL-it në Tiranë, është gjetur një instrument që do të sjellin të gjithë personat e tjerë që kanë të njëjtin rol, akuzë, do t’i sjellin në Tiranë. Pritet këto orë, një avion tjetër që do të vijë. Këta të dy kanë ardhur me dy avionë të veçantë. Për njërin ka pasur një incident në aeroportin e Stambollit, nuk dihen rrethanat, është shfryrë një prej gomave të avionit, ka pasur një vonesë, është kërkuar të rrethohet avioni me forca speciale turke, deri sa të sqarohej situata. Është sukses i jashtëzakonshëm, ne gjejmë mundësinë, gjemë instrumentin, që të kthejmë personat me rekorde kriminale në Shqipëri nga Emiratet e Bashkuara. Ne, pa pasur marrëveshje bëjmë deportimin, është deportim. Atyre i është çuar me dokumentacion. Ka pasur grup operacional të fuqishëm të koordinuar me Interpol Tirana, të Lionit dhe të Dubati, me dokumentacion për të bindur policët e Dubait, që këta janë me rrezikshmëri të lartë dhe të kthehen në atdhe. Këta kanë bërë deportimin e tyre. Nuk quhet ekstradim”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!