Duartrokitje dhe përqafime, si e priti Bledi Çuçi fitoren në Gjirokastër

schedule05:03 - 27 Prill, 2021

schedule 05:03 - 27 Prill, 2021

Përfundon numërimi në qarkun e Gjirokastrës. Janë numëruar të 207 qendrat e votimit në qarkun e Gjirokastrës, të cilët nxjerrin fitues Partisë Socialiste. Ato kanë marrë 53.83 % të votave. Kështu PS k siguruar 3 mandate në këtë qark.

I pranishëm gjatë numrit të votave të fundit në këtë qark ka qenë edhe Bledi Çuçi. Ai e ka pritur mbylljen e numërimit me duartrokitje dhe përqafime.

” Pikërisht në momentin kur duhej më shumë se asnjëherë tjetër të vazhdonim përpara dhe të besonim te Shqipëria e së ardhmes, ne ditëm të ishim bashkë. Kemi fituar 3 mandate deputetësh në qarkun Gjirokastër dhe s’ka dyshim që është një fitore në mbarë Shqipërinë. FALEMINDERIT çdo votuesi, çdo banori të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Memaliajt, Këlcyrës, Libohovës e Dropullit, që besoi te unë, që besoi te Partia Socialiste dhe ekipi jonë. Mirënjohje edhe për ata votues që nuk besuan tek ne. Unë do jem deputet edhe për ta, ne do të punojmë edhe për ju. Kjo është një kontratë e re besimi për të vijuar me punët që kemi nisur dhe për të bërë shumë më shumë sesa bëmë këto dy mandate.Faleminderit skuadrës sonë të kandidatëve, kryebashkiakëve, kryetarëve të partisë, kryetarëve të organizatave socialiste dhe çdo anëtari e aktivisti të PS-së, që punoi për të arritur këtë sukses, i cili nuk është thjesht suksesi i një force politike që ka fituar zgjedhjet e radhës. Ky është suksesi jonë i përbashkët, është një fitore për Shqipërinë që vendosi të mos kthehet prapa. Çdo ditë të këtij mandati të tretë do ta shfrytëzojmë për të bërë punë më të mira, investime më shumë, për të ringritur ekonominë pas goditjes që i dha tërmeti e pandemia dhe për të qenë në lartësinë e nevojave të qytetarëve. S’ka kohë për pushim”, shkruan Çuçi.

Në Gjirokastër, nga PD merr një karrige në Kuvend vetëm Tritan Shehu, e ndërsa nga PS Mirela Kumbaro, Laert Duraj dhe Bledar Çuci, që ishte objektivi maksimal i vendosur nga kryesocialisti Edi Rama, e ndërsa Vangjel Tavo i LSI nuk ka marrë votat e mjaftueshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!