“Duart që flasin”/ Nxënësi nga Tirana krijon aplikacionin për personat që nuk dëgjojnë

schedule11:57 - 10 Nëntor, 2024

schedule 11:57 - 10 Nëntor, 2024

Duke përdorur gjuhën e shenjave përmes një aplikacioni, Rubin Nuredini synon t’ju vijë në ndihmë nxënësve që nuk mund të dëgjojnë.

17 vjeçari, nxënës i gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë ka krijuar aplikacionin “Duart që flasin” me inteligjencë artificiale. Teksa përdorin gjuhën e shenjave, aplikacioni të ofron tekstin në gjuhën shqipe ose anasjelltas.

“Në fillim unë i jap të dhëna këtij aplikacioni, ku vetëm për gërmën A janë të gjitha këto foto, janë rreth 652, që aplikacioni ta njohë në çdo kënd që mund ta bëjë përdoruesi këtë germë”.

Ishte në shkollën 9-vjecare kur i lindi dëshira që një ditë të ndihmonte njerëzit me aftësi ndryshe, i inspiruar nga shoku i tij klasës, me të cilin e kishte thuajse të pamundur të komunikonte.

“Pavarësisht se ne mundoheshim ta mbanim afër, ishte i veshtire komunikimi. Që aty mendoja të krijoja diçka që të ndihmoja”.

Në program është i përfshirë alfabeti mors. Nxënësi mund ta përdorë atë përmes një telefoni ose kompjuteri dhe teksti shfaqet në monitor, ku mund ta lexojnë mësuesi dhe nxënësit e tjerë të klasës.

“Unë e bej gërmën C në këtë mënyrë, por dikush do ta beje ne nje pozicion tjeter, prandaj jane bere kaq shume pozicione të dorës rreth 600. Çdo pikë e kuqe është një rrjet koordinativ, këto pika cohen për testim, pasi bëhet kjo fazë kompjuteri nis të logjikojë në menyrën e tij dhe për çdo pikë jep koordinata nëse ato përputhen kompjuteri jep gërmën”.

Përdoruesi gjithashtu mund të shkruajë në gjuhën shqipe dhe aplikacioni e shfaq në gjuhën e shenjave.

“Unë po shkruaj një fjali, dhe ja ku e kemi në pjesën poshtë të shfaqur në gjuhën e shenjave”.

Aplikacionin “Duart që flasin”, Rubini synon ta dhurojë falas për të gjithë nxënësit që nuk mund të dëgjojnë, në çdo shkollë të vendit

“Do te ndihen më të përfshirë në grupet shoqërore dhe nuk do të jenë indiferentë”.

“Te jemi te barabarte dhe sa me te lehtesuar ne komunikim”. 

Pasioni per teknologjine qe ne moshen 12 vjecare.

Ne fillim une i jap te dhena ketij aplikacioni, ku vetem per germen A jane te gjitha keto foto, jane rreth 652, qe aplikacioni ta njohe ne cdo kend qe mund ta beje perdoruesi kete germe”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!