“Duam ujë, rrugë, ndriçim dhe kanalizim”, banorët e fshatit Barçë në Korçë dalin në protestë

schedule13:44 - 6 Gusht, 2020

schedule 13:44 - 6 Gusht, 2020

“Nuk po kërkojmë as punë, asgjë tjetër, vetëm ndriçim, ujërat e zeza dhe ujin e pijshëm”.

Këto janë kërkesat e vetme të 2000 banorëve të fshatit Barçë të Korçës.

“Këta na thonë të marrim ujë nga Korça, duke e ditur që fshati ka ujë këtu”, shprehet një banor.

Vetëm 1 km nga qendra e Korçë fshati në 30 vite njeh asnjë investim.

“Nuk kanë ujë. Me orar. Energjia, rruga, kanalizmet. Janë të pasistemuar. Nuk ka fare investime”, shprehet banori.

Protestat e vazhdueshme nuk i kanë dhënë zgjidhje.

Më herët banorët i janë drejtuar bashkisë së Korçës me një peticion, në të cilin kanë pashtruar të gjitha kërkesat, si uji i pijshëm, kanalizmet, rikostruksioni i rrugës dhe mungesa e ndriçimit. Edhe pse i është dorëzuar bashkisë e firmosur nga të gjithë banorët, përgjigjja e vetme që kanë marrë ka qenë heshtja. /abcnews.al