“Duam Lille kampione”, ultrasit thirrje për tolerim për inat të PSG-së

schedule15:40 - 1 Maj, 2021

schedule 15:40 - 1 Maj, 2021

Lille, PSG dhe Monaco po luftojnë për titullin kampion në Francë, kur kanë mbetur edhe katër javë për t’u zhvilluar. Diferenca nga vendi i parë në të tretin është vetëm dy pikë dhe kuptohet që deri në fund do ketë garë të ashpër.

Lille sonte përballe me Nice në shtëpi dhe tifozët e skuadrës mike kanë befasuar, duke i kërkuar skuadrës së tyre që të tolerojnë kundërshtarin.

Ata e kanë bërë diçka të tillë në mënyrë të hapur, duke shpalosur një mesazh jashtë stadiumit: Bëni qejf si shërbëtorë, ne duam Lille kampione. Me siguri ky mesazh shkon kundër PSG, që ka një pikë më pak se Lille. /abcnews.al