“Dua vetëm një shtëpi”! Pamje dramatike nga tërmeti në Shqipëri në Konferencën e Donatorëve

schedule15:54 - 17 Shkurt, 2020

schedule 15:54 - 17 Shkurt, 2020

Në Bruksel këtë të hënë është zhvilluar Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, e cila me 26 nëntor të 2019 është goditur nga një tërmet shkatërrimtar me 51 viktima, qinra të plagosur e  mijëra ndërtesa të rrënuara.

Mënjëherë pas mbylljes së fjalës nga liderët pjesmarrës në këtë konferencë, të pranishmit kanë parë një video nga tërmeti tronditës në Shqipëri që tregonte pamjet rrëqethëse të Durrësit dhe Tiranës, ditën e tërmetit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2834994519876939/

Pjesë e kësaj konference ishin zyrtarë të lartë nga 100 shtete, të cilët u njohën nga afër me pasojat katastrofike të tërmetit, si dhe dëgjuan lotët e shqiptarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, të cilët kërkojnë një shtëpi, pasi 26 nëntorin e gdhinë në qiell të hapur./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!