“Dua ushqim për fëmijët”: Qytetarët i përgjigjen apelit të Abc News për familjen e varfër në Korçë

schedule13:22 - 3 Prill, 2020

schedule 13:22 - 3 Prill, 2020

Një numër i madh qytetarësh i janë bashkuar thirrjes së Abc Neës për të ndihmuar familjen Manoku në Ormen të Korçës, të cilët jetonin në kushte të vështira ekonomike.

Kërkesa e vetme e Denisit, kryefamiljarit ishte e thjesht dhe mjaft modeste: Dua ushqim për fëmijët.

Ai iu drejtua fillimisht abcnews.al përmes rrjeteve sociale, dhe më pas gazetarja Lediona Xheladinaj vizitoi familjen e tij dhe ajo se çfarë pamë ishte një mjerim i skajshëm.

Ndërkohë, pas imazheve të transmetuara përmes ekranit të Abc News, kanë qënë të menjëhreshme reagimet e qytetarëve,  të cilët kanë dhënë ndihmën e tyre, duke i rikthyer buzëqeshjen familjes.

Gazetarja e Abc News ishte sot sërish në familjen Manoku, ndërsa Denisi, i cili dje nuk i mbajti dot lotët, sot ka vetëm falenderime.

“Falemidnerit shumë ABC. Nuk di si të shprehem dhe çfarë të flas. Më kanë ndihmuar shumë jashtë mase. Juve faleminderit dhe nuk do ua harroj kurrë”, thotë ai. /abcnews.al