Juventusi e ka detyrim fitoren në fushën e Bolognas (e diel, 20:45), që përkon me takimin e fundit të Serie A. Në lojë është kualifikimi në Champions League dhe bardhezinjve u duhet të mos fitojë njëri mes Milanit dhe Napolit.
Trajneri i “Zonjës”, Andrea Pirlo flet rreth sfidës në konferencën për shtypin. Trajneri italian rrezikon shkarkimin, por një gjë e tillë nuk e shqetëson, madje shfaqet optimist në lidhje me vazhdimësinë në stolin e Juves.
“Skuadra është rikuperuar mirë nga finalja e Kupës së Italisë. Fitoret të ndihmojë të rikuperosh energjitë e shpenzuara. Bologna është një skuadër e shkëlqyer. U pëlqen të luajnë futboll dhe krijojnë shumë raste për gol.
Ata do të japin 100%. Na pret një sfidë e vështirë, e tillë ishte edhe në fazën e parë. Duhet të jemi të kujdesshëm, pasi ata luajnë për të shënuar gola.
Champions League? Kemi besim të madh që do të kualifikohemi. Ishim të vdekur pas humbjes me Milanin, por ia dolëm të ringrihemi. Duhet të mendojmë të fitojmë ndeshjen tonë, më pas mund t’i hedhim një sy rezultateve të tjera.
Konfirmimi si trajner i Juves? Nëse bën këtë punë, duhet të ndjesh gjakun që të rrjedh nëpër vena për të bërë gjëra të rëndësishme. Dhe adrenalina që të jep ky profesion është e shkëlqyer. Do ta konfirmoja veten, sepse dua të vazhdoj të punoj me këtë klub.
Kam qenë fitues si president, i tillë dua të bëhem edhe si trajner. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por nuk besoj se drejtuesit do ta marrin vendimin në bazë të ndeshjes së nesërme“, deklaron Pirlo, i cili e mbyll me nga një koment për dyshen CR7-Buffon.
“Cristianon e shoh bardhezi. Ai është shumë i përqendruar te Bologna, njësoj siç ishte përpara finales së Kupës. Buffon? E admiroj shumë. Ka dhënë shumë për ne, Juventusi humbi një monument futbolli“, përfundoi trajneri. /abcnews.al