“Dua të të takoj para se të vdes”, Dolly Parton plotëson dëshirën e fansit të prekur me kancer

schedule14:00 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 14:00 - 29 Dhjetor, 2023

Legjendarja Dolly Parton realizoi një surprizë për një fans të saj, i cili po lufton me kancerin e zorrës së trashë.

Sipas Washington Post, banori i Utah, LeGrand Gold, i cili u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në 2019, shkroi një listë me 11 gjëra që donte të bënte para se të vdiste në një pecetë një vit më parë. Në vendin e shtatë ishte takimi me Dolly Parton. “Mendova se nuk do të ndodhte kurrë”, tha ai për KSL-TV.

Pasi gruaja e tij postoi dëshirën e tij në rrjetet sociale, Parton e bëri atë realitet pak para Krishtlindjeve. Mësohet se 48-vjeçari, baba i 5 fëmijëve, është shokuar kur ka dëgjuar zërin e saj.

Përshëndetje Elji! Unë jam Dolly P! Kam dëgjuar që je një fans i imi prej shumë vitesh dhe doja vetëm të të falënderoja për këtë”, i tha këngëtarja.

Sipas raportit, të dy biseduan për rreth katër minuta me yllin duke performuar këngën e famshme ‘I Will Always Love You’ , duke e ndryshuar tekstin në ‘I will always love LG’.

Ai këndoi një këngë dhe vuri emrin tim mbi të. Ndjehem sikur jam i pavdekshëm tani”, tha 48-vjeçari, i cili zbuloi se e adhuronte Parton që në fëmijëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!