Një incident ka ndodhur mesditën e sotme mes familjarëve të një pacienteje që po shtrohej në spitalin Covid1 dhe policisë. Siç raporton gazetarja Ema Shazivari për abcnews.al, dy të afërmet e një gruaje që sapo u shtrua në spital për shkak të koronavirusit kanë tentuar që të futen në ambientet e spitalit bashkë me të, gjë që është tërësisht e ndaluar.
Nisur nga rrethanat e krijuara, një efektiv policie që shërben ted era e këtij spitali ka ndërhyrë për ndalimine futjes së dy të rejave në ambientet e brendshme të Spitalt Covid1, por ka hasur në kundërshtimin fizik të tyre.
Madje, njëra prej tyre, pikërisht vajza e veshur me të zeza, ka qëlluar policinë duke kërkuar të futet brenda.
Situata është qetësuar pasi në vend kanë ardhur edhe punonjësit e tjerë të sigurisë së spitalit.
Aktualisht në spitalin Covid1 janë të shtruar rreth 190 persona. Për fat të mirë, gjatë ditëve të fundit ka rënë numri i të prekurve si edhe i të shtruarve në spitale, megjithatë gjendja mbetet ende e rrezikshme sipas ekspertëve, të cilët bëjnë thirrje për vaksinim masiv të qytetarëve. /abcnews.al