“Dua të qëndroj gjatë te PSG”, mesfushori i mbyll derën Interit dhe Contes

schedule19:43 - 21 Janar, 2021

schedule 19:43 - 21 Janar, 2021

Leandro Paredes është një nga objektivat e Interit në merkato, por zikaltrit e Contes duhet të shohin për një tjetër alternativë. 26-vjeçari është pjesë e PSG prej janarit të vitit 2019, teksa ka një kontratë deri në verën e vitit 2023 me kampionët e Francës.

Gjatë konferencës për shtypin përpara përballjes shtëpiake me Montpellier, Paredes i ka dhënë fund shpresave të Interit. Italianët kanë propozuar një shkëmbim mes tij dhe Christian Eriksen, por mesfushori latin nuk ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti francez.

 

Leandro Paredes

Flitet shumë për të ardhmen time, por unë do të qëndroj te PSG. Jam shumë  i lumtur këtu, kam shokë skuadre të shkëlqyer dhe një trajner tepër të aftë. Uroj të qëndroj për shumë sezone këtu“, deklaroi mesfushori argjentinas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!