Prej muajsh qarkullonte lajmi se David Alaba nuk do të ishte më pjesë e Bayern Munich në sezonin e ardhshëm. Vetëm ditën e sotme ka ardhur konfirmimi nga vetë lojtari, i cili pranon se kërkon të luajë diku tjetër.
“Unë kam vendosur që të largohem nga Bayern Munich në fundin e këtij sezonit, pasi dua të provoj një aventurë të re. Padyshim që ky nuk ishte një vendim i lehtë për mua. Ndodhem këtu prej 13 vitesh dhe Bayerni do të thotë shumë për mua”, deklaroi austriaku mes të tjerash.
?️ @David_Alaba: “I have made the decision to leave #FCBayern at the end of this season and try something new. It obviously wasn’t an easy decision – I’ve been here for 13 years and the club means a lot to me.”#MiaSanMia pic.twitter.com/XJXIkSvYzb
— ???FC Bayern English??? (@FCBayernEN) February 16, 2021
Në këtë sezon 28-vjeçari ka luajtur në 28 ndeshje në të gjithë kompeticionet me fanellën e Bayern dhe ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit dhe Alaba do të largohet me parametra zero. Real Madrid dhe Chelsea po monitorojnë me kujdes situatën e tij. /abcnews.al