“Dua të përfaqësoj Greqinë në Eurovision”, habit Anxhela Peristeri: Jam me kredi

schedule09:23 - 15 Qershor, 2022

schedule 09:23 - 15 Qershor, 2022

Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret shqiptare që ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. Së fundmi, ajo është rikthyer pas në kohë dhe ka thënë se do ta provonte sërish një eksperiencë të tillë. Madje, Anxhela u shpreh se përveç Shqipërisë do donte të përfaqësonte Greqinë.

“Do përfaqësoja vetëm Greqinë se e njoh kulturën dhe kam jetuar atje. Edhe pse kënga ime u orkestruar nga një kompozitor grek, nuk ka patur bisedime. Por do më pëlqente”, tha ajo në “Natë me Aulonën”.

Më tej e ngacmuar se ajo është një nga këngëtaret shqiptare më të pasura, Anxhela u shpreh se do e konsideronte veten të pasur nëse nuk do kishte kredi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!