“Dua të luaj në vendlindje”, lojtari brazilian i thotë mirupafshim Man.City në fund të sezonit

schedule15:55 - 12 Prill, 2022

schedule 15:55 - 12 Prill, 2022

Fernandinho po jeton ditët e fundit në Premier League me fanellën e Manchester City, pasi lojtari ka vendosur që në fund të sezonit t’i thotë mirupafshim skuadrës anglezë.

Mesfushori brazilian do të largohet kështu nga “Qytetarët” pas 9 sezonesh të kaluara si citizen. Braziliani së fundmi ka theksuar se do të rikthehet në vendlindjen e tij pas 20 viteve karrierë në Europë.

“Nuk do të rinovoj kontratën, dua të luaj më shumë dhe me siguri do të rikthehem në Brazil. Këtë vendim e kam marrë së bashku me familjen time dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, jam i sigurt se sezonin pasardhës do të luaj në vendlindjen time”, u shpreh Fernandinho.

Kujtojmë se etapa e parë e Fernandinho ka fituar me Manchester Cityn 11 trofe të koleksionuara në 9 sezone në Premier League.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!