“Dua të luaj deri në moshën 40 vjeçare”

schedule21:23 - 24 Shtator, 2022

schedule 21:23 - 24 Shtator, 2022

Thiago Silva dëshiron të vazhdojë të konkurrojë në nivelin më të lartë deri në moshën 40 vjeçare, siç ka deklaruar në faqen zyrtare të Chelsea.

Mbrojtësi brazilian, i cili festoi ditëlindjen e tij të 38-të të enjten e kaluar ka arritur të bëjë 7 paraqitje për Blutë e Londrës këtë sezon, me kontratën aktuale që i skadon në verën e vitit 2023, shkruan abcnews.al.

“Qëllimi im është të vazhdoj të luaj deri në moshën 40-vjeçare, por nuk e di nëse do të jetë në nivelin më të lartë në të cilin jam tani. Varet nga ky sezon, por edhe nga ajo që do të ndodhë në Botëror. Përveç kësaj, nëse do të rinovohet kontrata ime gjithashtu luan një rol, por unë dua të luaj deri në moshën 40-vjeçare. Është shumë e rëndësishme për mua që të mund të vazhdoj deri atëherë në nivelin më të lartë, por kjo nuk është e lehtë, sidomos në Premier League”, tha fillimisht qendërmbrojtësi me përvojë dhe vazhdoi duke thënë:

“Sa herë që mbaroj stërvitjet, kthehem në shtëpi dhe mendoj si mund të bëhem më mirë nesër. Duhet të jem gati. Unë mund të jem 38 vjeç, por mendoj se mund të vazhdoj ta ndihmoj Chelsea sa më shumë që të jetë e mundur”. /G.D abcnews.al/