“Dua të bëj gjëra të tjera në jetën time”, çfarë thoshte reperi i ndjerë mbi planet e së ardhmes

schedule19:03 - 6 Shtator, 2021

schedule 19:03 - 6 Shtator, 2021

Një pjesë interviste e papublikuar më parë të reperit Mad Clip është botuar së fundmi, pas ndarjes tragjike nga jeta. Reperi grek jep intervistën për Special Report brenda makinës që përfundimisht e çoi në vdekje. Reperi, i cili u përcoll për në banesën e fundit ditën e sotme, rrëfen gjatë intervistës së një viti më parë planet e së ardhmes.

“Unë nuk e kam përfunduar punën time, dua të bëj gjëra të tjera në jetën time. Për mua nuk është kjo fotografi, është vetëm një pikë e rrugës sime në rrugëtimin që kam marrë. Dua të jem në gjendje të ndërtoj një shtëpi të madhe shumë të bukur, ta nxjerr nënën time nga apartamenti që është pranë meje, të ndihmoj motrën time, ata përreth meje.

Nuk jam 100 % aty ku dua të jem. E shoh veten në pak vite me një shtëpi tre herë më të madhe se ajo që kam tani, 2-3 makina më shumë, ndoshta jam zyrtarisht i martuar, 2-3 biznese të tjera, për të qenë pak prapa skenës.”, rrëfen reperi. Kujtojmë që Mad Clip ndërroi jetë në orët e para të së enjtes pasi Porsche e tij u përplas me një shtyllë duke i shkaktuar vdekjen.

Mad Clip: Σήμερα η κηδεία του τράπερ - Μεταδίδεται σε live streaming - CNN.gr

Κηδεία Mad Clip – Απαρηγόρητη η Ελένη Φουρέιρα – Με δάκρυα στα μάτια αποχαιρετά τον τράπερ - ΤΑ ΝΕΑ

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!