“Dua që Ibra të luajë, Eriksen lojtar inteligjent. Derbi? Duel plot kurthe”

schedule15:08 - 8 Shkurt, 2020

schedule 15:08 - 8 Shkurt, 2020

Interi dhe Milani janë gati për derbin e nesërm (20:45). Trajneri i zikaltërve, Antonio Conte flet mbi derbin e fazës së parë, Zlatan Ibrahimovic dhe Christian Eriksen, teksa tenton ta cilësoje si një përballje normale duelin kundër kuqezinjve.

NDRYSHIMI – “Ndryshimi me derbin e kaluar është fakti që atëherë ishim në fillim të kampionatit, asnjë prej skuadrave s’e kishte të qartë rrugëtimin që do të bënte. Ishte Giampaolo, tani është Pioli. Duhet të përqendrohemi te marrja e pikëve. Handanovic ? Presim një raport nga mjekët”.

ERIKSEN – “Jemi të lumtur që Eriksen është këtu me ne, ka karakteristika të sakta si lojtar dhe mund të futet në idenë e lojës tonë. Në Itali ka shumë taktikë, kështu që është shumë e rëndësishme për të punuar me të në të dy fazat, si atë ofensive dhe atë defensive. Nuk besoj se do i duhet shumë kohë për t’u përshtatur. Ai është një futbollist inteligjent që e njeh shumë mirë futbollin”.

DERBI – “Derbi fsheh shumë kurthe. Çdo ndeshje më dhuron emocione të forta, qoftë derbi apo ndeshje normale. Duhet të luajmë një ndeshje që vlen tre pikë, por e dimë që vështirësia rritet në një derbi. Është dueli i qytetit dhe të dy skuadrat duan të shkëlqejnë”.

IBRAHIMOVIC – “Milani ka marrë një kampion si Ibrahimovic, i cili i ka rikthyer besimin ekipit. Është e drejtë që të luajnë futbollistët më të mirë në ndeshjet e mëdha. Po flasim për një kampion që ka sjellë eksperiencë, karizëm dhe kualitet”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!