Massimiliano Mirabelli, ish-drejtori sportiv i Milanit dhe Interit, ka folur për kalimin e mundshëm të Lionel Messi te zikaltërit. Për “Radio Sportiva” ai ka theksuar se kjo lëvizje është më shumë se një ëndërr për Interin.
“Kur isha tek Interi, presidenti Zhang fliste për merkaton dhe tha: ‘Unë dua Messin’. Ne duhej t’i shpjegonim se ishte e pamundur, për shkak të rregullave të FFP. Unë mund t’ju siguroj se Messi është më shumë se sa një ëndërr për Messin.
Tani atij i ka mbetur vetëm një vit kontratë dhe Barcelona nuk dëshiron ta humbasë falas verën e ardhshme. Ka vendime të rëndësishme që duhet të merren në Spanjë, por ata nuk duan të dalin duarbosh me Messin”, u shpreh Mirabelli. /abcnews.al