Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa e ka pranuar publikisht se është në një lidhje me 21-vjeçarin Anwar Hadid.
Edhe pse shpeshherë, ajo ka postuar foto të momenteve të ndryshme, ajo është e vendosur në qëndrimin e saj për të mos ndarë gjithçka në internet.
Bazuar në numrin e shkurtit 2021 të British Vogue, Dua u shpreh: “Ne kemi të gjitha këto kujtime dhe përvoja të mrekullueshme, dhe nëse ka diçka që duam ta ndajmë së bashku, atëherë ok është kënaqësi. Por në të njëjtën kohë, ne jemi mjaft privatë.
Ne do t’ju tregojmë vetëm aq sa duam që të shihni. Është pak për të dhënë dhe për të marrë, duke u përpjekur të gjejë ekuilibrin e duhur të të qenit kaq e ngazëllyer dhe e dashuruar dhe të dëshirosh ta ndash atë me njerëzit përreth teje, por në të njëjtën kohë nuk dëshiron të japë shumë gjëra për publikun. Unë dua të jem thjesht e lumtur në këtë marrëdhënie pa pasur mendimet e të tjerëve”./abcnews.al