Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është gjithmonë në qendër të medie rozë.
Prej mbrëmjes së djeshme, për artisten po qarkullojnë lajme se është shtatzënë. Mirëpo, gjithçka filloi kur këngëtarja, e cila po shijon pushimet e saj në Meksikë, postoi një foto të sajën në Instagram, duke e shoqëruar atë me një mbishkrim të përbërë nga emotion të çuditshme.
Emotion përshkruanin dy biberona për fëmijë, arinj pelushi dhe një engjëll, kështu që menjëherë fansat e saj filluan të komentojnë se mbase në këtë mënyrë ajo nënkupton se është shtatzënë.
Dua udhëtoi në Tulum me partnerin e saj 21-vjeçar, Anwar Hadid, dhe duke parë atë që ishte shkruar, menjëherë fshiu emotion nga fotoja. Gjithçka mbetet për tu konfirmuar në ditët në vijim. l.k/abcnews.al
View this post on Instagram