Ed Sheeran është vlerësuar si këngëtari më i dëgjuar në botë. I njohur për hitet si “Shape of You”, “Photograph”,”Perfect” dhe shumë këngë të tjera, ai la pas Dua Lipën e cila renditet në vend të dytë. Artisti britanik numëron 4.3 milionë dëgjime në vit në të gjithë globin, ndërkohë që ylli i “Levitating”, ka 4.2 milionë.
Sipas Viberate, The Weeknd është në vendin e tretë me tre milionë dëgjime, Queen ka zënë vendin e katërt me 2.9 milionë dhe Maroon në të pestin me 2.8 milionë. Ndërkohë, Justin Bieber ka numrin maksimal të ndjekësve në Spotify, i cili vetëm vitin e kaluar kishte 13.5 milionë fansa të rinj.
Pavarësisht kësaj, Olivia Rodrigo mposht këngëtarin kanadez si artistja më e dëgjuar me 5.1 miliardë dëgjime.
/abcnews.al