Dua Lipa sapo na tregoi trendin e ri të manikyrit

schedule23:00 - 26 Nëntor, 2021

schedule 23:00 - 26 Nëntor, 2021

Manikyri i freskët është një nga ato gjëra që, nëse e bëjmë vetë në shtëpi, ose kemi ndihmën e një artisti profesionist të thonjve, që mund të na ngrejë humorin.

Për sezonin aktual tendencat që mund të zgjidhni për manikyrin janë të shumta, nga modelet me kuadrate dhe manikyri francez i errët e deri te vorbullat retro të viteve ’70. Nëse nuk jeni një adhurues i madh i minimalizmit ose thjesht dëshironi të provoni diçka ndryshe, Dua Lipa ju jep frymëzimin perfekt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Këngëtarja 26-vjeçare ka dobësi për dizajnet ekscentrike dhe manikyrët statement. Këtë herë, me ndihmën e artistes së thonjve Michelle Humphrey, ajo provoi një manikyr të veçantë me printe kafshësh. Në një nga fotot e saj në Instagram, Dua tregon manikyrin e saj, i cili është një manikyr francez me një stamp gjarpëri në nuanca si jeshile e urtë, kafe, blu e errët dhe gri e hapur./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Michelle Humphrey ?? (@nailsbymh)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!