Dua Lipa përfundon në gjykatë, shkak bëhet kjo foto e saj

schedule16:11 - 23 Qershor, 2022

schedule 16:11 - 23 Qershor, 2022

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka përfunduar në gjykatë. Shkak është bërë një foto e postuar në Instagram.

Fotografi Robert Barbera e ka hedhur në gjyq Duan me pretendimin se ka shkelur të drejtën e autorit duke e postuar këtë foto pa lejen e tij.

Bëhet fjalë për një foto të bërë nga Roberti në korrik të 2018, ku Dua shfaqet e veshur me të zeza duke ecur në rrugë.

“Pa leje ose autorizim nga paditësi, i pandehuri zgjodhi, kopjoi dhe shfaqi vullnetarisht secilën nga fotografitë e mbrojtura nga e drejta e autorit të paditësit”, thuhet në padi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!