Dua Lipa paditet për shkelje të të drejtave të autorit në hitin ‘Levitating’

schedule15:47 - 2 Gusht, 2023

schedule 15:47 - 2 Gusht, 2023

Këngëtarja Dua Lipa është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për përdorimin e një regjistrimi në këngën e saj hit Levitating.

Padia u ngrit nga muzikanti Bosko Kante, i cili pretendon se ylli përdori pa miratim një regjistrim të bërë me talk box-in e tij në disa remikse të këngës.

Talk box është një pajisje që i bën dridhjet vokale të tingëllojnë si instrumente muzikore.

Dua Lipa dhe labeli i saj Warner Music Group nuk i janë përgjigjur pretendimeve.

Levitating është një nga këngët më të njohura të Dua Lipës nga albumi i saj i vitit 2020 Future Nostalgia.

Bosko pretendon në padinë e tij se ka të drejtë për më shumë se 20 milionë dollar dëmshpërblim.

Sipas tij ylli britaniko-shqiptar Dua Lipa kishte leje të përdorte talk box në regjistrimin origjinal, por jo në remikse.

Ai pretendon se 27-vjeçarja e ka ripërdorur veprën pa leje në publikime të mëtejshme, duke përfshirë remiksin The Blessed Madonna dhe një tjetër remix me DaBaby dhe një performancë nga Dua Lipa në American Music Awards. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!