Dua Lipa ka arritur të bëhet në një ndër zërat më të rëndësishëm të industrisë muzikore. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm sidomos përgjatë vitit që lamë pas, me publikimin e albumit “Future Nostalgia”, në një kohë kur bota po përballej me pandeminë e koronavirusit.

Njerëzit u dashuruan pas këngëve të albumit dhe këngëtarja u vlerësua si “mbretëresha” e karantinës. Pas performancës në Grammy, ku bëri botën të kthente sërish sytë tek ajo, Dua u vlerësua në “Latin American Music Awards” me çmimin ‘Favorite Artist- Crossover’.

Së fundmi, ajo është nominuar dhe për katër kategori të tjera të rëndësishme në “Billboard Music Awards”, të cilat janë çmimi për “100 artistët më të mirë”, “Kënga më e mirë radio”, “Artistja më këngën më të mirë në radio” dhe “Artistja më e mirë femër”.

/abcnews.al

