Dua Lipa i rrëfen të gjitha: Nga grupi i preferuar deri tek puthja e parë

schedule16:27 - 2 Shtator, 2020

schedule 16:27 - 2 Shtator, 2020

Dua Lipa është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit me famë botërore. Autorja e hitit “New Rules” së fundmi po shijon suksesin e albumit remix “Club Future Nostalgia” që u publikua pak ditë më parë.

Së fundmi, artistja shqiptare ka dhënë një intervistë mjaft interesante për “W Magazine”, ku duhej t’ju përgjigjej sa më shpejt 30 pyetjeve mbi jetën e saj. Nga grupi i preferuar dhe deri tek puthja e parë, Dua i ka rrëfyer të gjitha.

E pyetur se kë do të zgjidhte mes New Yorkut dhe Londrës, artistja shqiptare preferon këtë të fundit, ndërsa vendi i preferuar për të kaluar pushimet për Duan është Italia.

Ajo gjithashtu tregoi se të preferuarit e saj që dominuan në vitet ’90 ishte grupi Spice Girls. Ndërkaq, ajo u pyet se kur e kishte dhuruar puthjen e parë, ndërsa u përgjigj pa hezitim duke thënë se ndodhi në moshën 17 -vjeçare. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!