Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dua Lipa dhe Romain Gavras dalin për here të parë në publik, çifti shfaqet shumë i dashuruar

schedule10:05 - 20 Maj, 2023

schedule 10:05 - 20 Maj, 2023

Dua Lipa dhe Romain Gavras duket se e kanë zyrtarizuar lidhjen. Ata u shfaqën shumë të dashuruar teksa bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të Vjetor të Filmit në Kanë të premten në mbrëmje.

Këngëtarja e New Rules, 27 vjeçe, konfirmoi në mars se është në një lidhje me regjisorin Romain, 41 vjeç, i cili është ish-i i Rita Orës.

Çifti deri më tani e ka mbajtur marrëdhënien e tyre shumë private, por gjatë premierës së Omar La Fraise (Mbreti i Algjerit) ata u shfaqën të lumtur, duke u kapur për dore, duke qeshur dhe duke parë njëri-tjetrin me dashuri.



Dyshja u fotografua për herë të parë në muajin shkurt, kur u panë duke dalë së bashku nga një festë në Londër. Menjëherë pas kësaj, ata u fotografuan sërish të kapur për dore në Paris.

Në muajin mars, burimet pohuan se dyshja po njiheshin me njëri-tjetrin prej disa muajsh, pas ndarjes së saj nga Anwar Hadid në 2021.

Një burim i panjohur tha për The Sun se Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!