Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë një prej çifteve më të komentuara të momentit. Pas dy muajsh, ata e kanë çuar lidhjen e tyre në një hap tjetër. mediat rozë raportojnë se ata kanë vendosur që të jetojnë sëbashku.
Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe 20-vjeçari do të marrin me qira një apartament në New York, që të kalojnë sa më shumë kohë sëbashku, duke parë edhe punën e madhe që kanë.
Dua dhe Anwar e bënë publike lidhjen e tyre gjatë një eventi në Britani në Korrik. 24-vjeçarja kishte vetëm një muaj nga ndarja me ish-të dashurin Isaac Carew, me të cilin pati një lidhje prej rreth katër vitesh./abcnews.al