Dua Lipa ka arritur të bëhet një ndër zërat më të mirë me famë botërore, e cila po shijon në maksimum suksesin e saj në muzikë. Së fundmi, ylli shqiptar ka treguar se dëshiron të ndjekë hapat e Madonës për një karrierë të suksesshme.
“Dua të bëj këtë gjë për aq kohë sa të mundem. Mendoj se Madonna arriti kulmin e suksesit nga mosha 40 apo 45 e cila bëri albumin më të mirë të pop-it.“, tha Dua. Krijuesja e hitit “New Rules”, pranoi se ka arritur një sukses që nuk e kishte ëndërruar.
“Suksesi që kam pasur është më shumë seç e kam imagjinuar ndonjëherë. për të qenë e sinqertë, kurrë nuk kam menduar se do të arrij këtu ku jam sot. Dhe jo se mendoja se nuk do të mundja, por sepse nuk besoja se diçka e tillë do të ishte e mundur.“, tha Dua.
Gjatë një interviste të fundit me Chelcee Grimes në ‘What We Coulda Been’, këngëtarja tha se po e shijon qetësinë mes pandemisë së koronavirusit. /abcnews.al