“Dua kokë njeriu, do të shkojë gjaku deri në gju”, si e paralajmëroi Dan Hutra një vit më parë masakrën në Paskuqan

schedule18:41 - 1 Mars, 2023

schedule 18:41 - 1 Mars, 2023

Dan Hutra e kishte kërcënuar familjen e Elena Hysës një vit më parë duke iu kërkuar edhe lekët e fejesës. Në dosjen hetimore të siguruar nga Abc News, thuhet se me datë 16.06.2022, Elena Hysa ka kallëzuar në polici Dan Hutrën duke thënë se ndihet i kërcënuar nga i fejuari i saj.

Elena ka treguar disa episode ku është dhunuar fizikisht nga Hutra dhe se është trajtuar si skllave nga ana e tij. Më pas përshkruhet se ai kishte besuar se fëmija që Elena priste nuk ishte i tij. E gjendur në këtë situatë, ajo është larguar nga banesa e tij duke shkuar tek prindërit e saj në Paskuqan.

Në dosje, tregohet se si Hutra kishte kërcënuar të atin e saj dhe duke i kërkuar paratë e fejesës. “Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju sepse vajza juaj më ka ikur nga shtëpia.”

“Një ditë ajo ka pasur disa shqetësime shëndetësore dhe së bashku me vjehrrën e saj kanë shkuar në farmaci ku kanë marrë një test shtatzënie. Pasi e ka aplikuar ka rezultuar pozitive. Menjëherë ka telefonuar Danin për t’i dhënë lajmin. Ai e ka pritur shumë mirë dhe kanë organizuar një darkë familjare ku kanë qenë të ftuar të dy familjet.

Pas kësaj kanë bërë disa analiza. Në mbrëmje Dani ka komunikuar me spitalin ku ka marrë rezultatin e analizave por nuk ka treguar asgjë. Në mëngjes Dani i ka thënë “më ke hyrë në gjak” por nuk i ka treguar arsyen. Ai i kishte thënë familjarëve të tij se Elena ishte e sëmurë dhe jo shtatzënë pasi ato e telefonin për ta pyetur si ishte gjendja e saj.

Duke u ndodhur në këtë situatë është larguar nga banesa dhe ka shkuar në banesën e prindërve. Në këtë banesë më pas ka shkuar shtetasi Dan Hutra duke iu drejtuar babait të saj me fjalët “Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju sepse vajza juaj më ka ikur nga shtëpia.”

Përpara se të largohej i ka kërkuar babait të vajzës t’i kthente 4 (katër) mijë euro të cilat ishin shpenzimet e fejesës. Nëna e saj shtetasja Kujtime Hysa i ka dhënë 1850 (një mijë e tetëqind e
pesedhjetë) euro por ai ka telefonuar përsëri duke kërkuar pjesën tjetër e duke kërcënuar me fjalët “nëse nuk i gjeni do vij të vij te shtëpia e do ta bëj vendin gjak.

Pas kësaj telefonate, ka shkuar te shtëpia e tyre dhe ka kërkuar pjesën tjetër. Në këtë moment ai ka thënë “Nëse nuk mi jepni do ta bej vendin gjak, nuk do ta mbaj kopilin tuaj, do të flasin mediat botërore për mua”, thuhet në dosjen e siguruar nga ABC News./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!