Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Dua kohë”, KLGJ pranon kërkesën, shtyhet seanca për gjyqtaren që liroi të fortët nga burgu

schedule11:45 - 8 Janar, 2021

schedule 11:45 - 8 Janar, 2021

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të shtyjë për në datën 29 Janar seancën për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, duke pranuar kërkesën e kësaj të fundit për më shumë kohë në dispozicion.

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani asistoi sot në seancën dëgjimore në Këshillin e Lartë Gjyqësor për shqyrtimin e kërkesës për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” për magjistraten E.H.me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u shpreh dakord me kërkesën e magjistrates E.H. e cila i kërkoi kohë KLGJ-së për të përgatitur parashtresat e saj për raportin hetimor të paraqitur nga ILD. Këshilli i Lartë Gjyqesor pranoi kërkesën e magjistratës E.H. dhe caktoi seancën e rradhës dëgjimore më 29 Janar ora 11.00″, thuhet në njoftim.



Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Hetimi i ILD ndaj Hoxhës, nisi si rezultat i ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë për lirimin e shumë personave të dënuar me burg për jetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, ish-numri dy i bandës së Durrësit./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!