Mbarë Greqia është tronditur nga rasti përdhunimit dhe shfrytëzimit për prostitucion të 12-vjeçares nga një 53-vjeçar në Greqi.
53-vjeçari ka përdhunuar për dy vite rresht të miturën, njëkohësisht ai i gjente klientë adoleshentes nëpërmjet rrjeteve sociale në këmbim të pagesës.
Sakaq mësohet se përveç 53-vjeçarit është arrestuar një 42-vjeçar që ka përdhunuar gjithashtu të miturën në mënyrë sistematike.
Sakaq tronditëse është dëshmia e gjyshes së 12-vjeçares, e cila ka thënë në një interviste për TV ANT1 se bashkëshortja e 53-vjeçarit i ka ofruar familjes së vajzës 10 mijë euro për të mbyllur çështjen, shkruan protothema.gr.
Gjyshja ka zbuluar se përveç fotove nudo të 12-vjeçares, 53-vjeçari ka kërkuar të miturës që ti dërgojë foto nudo të motrave të saj të vogla, për ti vendosur në faqen online ku autori gjente klientë për të miturën.
Lexo edhe: Përdhunoi të miturën nën kërcënimin e armës, 53-vjeçari ngarkoi foto në internet për “klientët
Ai nuk është mjaftuar me 12-vjeçaren, por ka dashur të shfrytëzojë për prostitucion edhe motrat e saj të vogla.
Gjyshja e 12-vjeçares në emisionin “Mirëmëngjes Greqi” në ANT1”
“Jemi në një situatë të mjerueshme, nuk e kuptoni dot… Gruaja e tij erdhi në shtëpi dhe u përpoq t’i jepte nënës së vajzës 10 mijë euro që të mos fliste, dhe të tërhiqte denoncimin. Ne pamë vetëm disa mesazhe nga ai, në mesazhe shkruante “shko në banjë dhe bëj foto nudo”, “bëj foto nudo dhe mi dërgo, bëji dhe motrave foto lakuriq” tha gjyshja e vajzës.
Ditën e sotme do të thirren për të dëshmuar personat që kanë komunikuar me mesazhe përmes një aplikacioni me 53-vjeçarin që të linin takim për të kryer marrëdhënien me të miturën.
10-15 persona që janë identifikuar nga e mitura dyshohet se kanë e përdhunuar ndërsa më shumë se 200 të tjerë thuhet se kanë shprehur “interes” për të kryer marrëdhënie me të./abcnews.al/