DSIK: Pajisja e Cakajt me certificatë sigurie sipas ligjeve

schedule16:07 - 11 Janar, 2019

schedule 16:07 - 11 Janar, 2019

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në një reagim bën të ditur se pajisja me Certifikatën e Sigurimit të Personelit për Gent Cakaj është kryer në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

DSIK administron përgjigjet zyrtare të Autoriteteve Verifikuese brenda vendit; SHISH, SHÇBA, si dhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si i vetmi Autoritet Verifikues i Republikës Kosovës.

Sipas DSIK, referuar përgjigjeve të Autoriteteve Verifikuese ka rezultuar se për z. Gent CAKAJ nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me Certifikatë të Sigurimit të Personelit, sipas kërkesës së paraqitur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Nga procesi i verifikimit të sigurisë të Gent Cakajt nuk ka rezultuar asnjë rrethanë ligjore, sipas së cilës, DSIK ka qenë e detyruar për të kërkuar informacion shtesë, apo për të shtrirë verifikimet e sigurisë në vende të tjera si Hungaria e Belgjika, të cilat gjithsesi janë vende anëtare të NATO-s dhe BE-s.

DSIK deklaron se Procedurat e verifikimit të sigurisë janë ndjekur me angazhim maksimal brenda afateve kohore të parashikuara në nenin 18 të VKM 188./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!