Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Mësohet se në pranga kanë rënë 41-vjeçari G.L., 37-vjeçari T.L, 56-vjeçari A.Q dhe 39-vjeçari M.Xh.
Sakaq materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Informacion-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: G. L., 41 vjeç, T. L., 37 vjeç, M. Xh., 39 vjeç dhe A. Q., 56 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur./i.k/abcnews.al/