Dropull/ Tentoi të vidhte banesën e një të moshuare, kapet në flagrancë 38-vjeçari me precedentë të mëparshëm

schedule14:39 - 21 Shtator, 2023

schedule 14:39 - 21 Shtator, 2023

Një 38-vjeçar është kapur në flagracë nga policia e Dropull, teksa tentoi të vidhte në banesën e një shtetasje të moshuar, 84 vjeçare.

38-vjeçari i arrestuar, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për dhunë në familje dhe për krime të tjera kundër personit.

Policia sapo ka marrë njoftimin se një shtetas ishte futur për të vjedhur në banesën e një shtetasje të moshuar që jetonte e vetme në fshatin Jorgucat, ka organizuar punën dhe ka shkuar në këtë adresë.

Njoftimi i policisë:

Dropull

Tentoi të vidhte në banesën e një shtetaseje të moshuar, gjatë natës, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet në flagrancë në banesën e 86-vjeçares dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

38-vjeçari i arrestuar, me precendent të mëparshëm penal për dhunë në familje dhe për krime të tjera kundër personit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në banesën e një shtetaseje të moshuar që jetonte e vetme, në fshatin Jorgucat, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në banesën e 86-vjeçares, shtetasin, 38 vjeç, banues në Libohovë. Në përfundim të veprimeve, shtetasi u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!