Dropull/ Pasojat e zjarrit, nga “lufta” me flakët u lënduan dy zjarrfikës

schedule15:24 - 10 Korrik, 2024

schedule 15:24 - 10 Korrik, 2024

Ky avion “Canadair” i Forcave Zjarrfikëse të Greqisë shuajti flakët e fundit në malin e Dropullit. Të gjitha vatrat e zjarrit u vunë nën kontroll që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Fikja e zjarrit dhe largimi i tymit zbuloi dëmet që shkaktuan flakët.

Në Frashtan, Gorice, Lugar dhe Grapsh u shkrumbuan dhjetëra hektarë, një pjesë e tyre e mbjellë nga fermerët me kulturat e stinës.

Përveç dëmeve në toka, flakët rrezikuan jetën e zjarrfikësve. Të martën dy prej tyre përfunduan në spitalin e Gjirokastrës me djegie e asfiksi.

Rreziku ka kaluar, megjithatë forcat e shërbimit zjarrfikës do të vazhdojnë të jenë në terren për të monitoruar situatën dhe për të shmangur riaktivizimin e flakëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!