Droni turk ngjyros flamurin grek, Athina reagon ashpër: Po provokoni tensione! Të gjenden autorët

schedule14:01 - 27 Shtator, 2020

schedule 14:01 - 27 Shtator, 2020

Ministria e Jashtme greke i bën thirrje Turqisë të hetojë dhe dënojë incidentin e ndodhur në ishullin Kastelorizo ku disa nacionalistë turq ngjyrosën me të kuqe flamurin grek.

Në deklaratën e saj diplomacia greke thekson se këto veprime mund të kërcënojnë dhe intensifikojnë tensionet mes dy vendeve. Ajo i bën thirrje Ankarasë të vërë para drejtësisë personat përgjegjës për këtë incident.

 “Ne dënojmë pa mëdyshje fyerjen e djeshme të flamurit grek në Kastelorizo. Veprime të tilla të papranueshme kanë për qëllim të rrisin perspektivat e përshkallëzimit të tensioneve midis dy vendeve. Ne presim që autoritetet turke të dënojnë dhe hetojnë menjëherë incidentin, në mënyrë që ata që janë përgjegjës të mund të sillen para drejtësisë,” tha ministria e jashtme në një deklaratë.

Mëngjesin e të shtunës një dron i cili luante himnin turk ngjyrosi me bojë flamurin grek në anë të një shkëmbi. /mv. abcnews.al

https://youtu.be/5wDDjd86mY8

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!