Dronët rusë dëmtojnë infrastrukturën energjetike në Ukrainë

schedule12:34 - 19 Qershor, 2024

schedule 12:34 - 19 Qershor, 2024

Sulmet me dronë nga Rusia kanë dëmtuar infrastrukturën energjetike në Ukrainën qendrore dhe kanë plagosur të paktën dy persona në rajonin perëndimor të Lviv, kanë thënë autoritetet. 

Shërbimet e urgjencës u dërguan në vendet e sulmeve dhe riparimet e pajisjeve elektrike të dëmtuara në Lviv janë duke u zhvilluar, tha ministria e energjisë e Ukrainës në Telegram, shkruan Sky News.

Forcat ruse lëshuan pesë dronë në Lviv, duke plagosur dy burra, të cilët u goditën nga mbeturinat, sipas guvernatorit rajonal Maksym Kozytskyi. 

Ishte pjesë e një sulmi më të gjerë me dron të nisur nga Rusia mbrëmjen e së martës.

Sulmi në fshatin Malekhiv në rrethin e qytetit Lviv dëmtoi një bllok banesash, si dhe shumë dritare në ndërtesa të tjera banimi, shkroi kryebashkiaku Andriy Sadovyi në Telegram.  Sulmi dëmtoi gjithashtu një institut të kërkimit të barnave veterinare, tha Sadovyi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!