Një numër i madh dronësh misteriozë janë parë duke fluturuar mbi disa zona të Nju Xhersit dhe Bregut Lindor në javët e fundit, duke nxitur spekulime dhe shqetësime mbi atë se kush po i dërgon dhe pse.
Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, kapiteni Dritan Goxhaj tha se me këto dronë, synimi është që të krijohet një tension të brendshëm.
“Me këto dronë krijon kaos, por kaosi është i nxitur nga jashtë apo është i brendshëm, kjo duhet parë. Mendoj që është i brendshëm, për të krijuar tension të brendshëm. Nuk mund të thuhet që Pentagoni nuk ka dijeni. Janë 600 raste që janë evidentuar. Mbi britanike janë të vërteta dhe të filmuara, ndërsa mbi bazën gjermane jo. Komanda e Veriut ka dalë në një deklaratë që ka thënë se nuk shohim rrezik”, tha ai.
Kapiteti Artur Meçollari gjatë fjalës së tij tha se me ngjarjet e fundit, po ngrihen dyshime mbi sigurinë në SHBA.
“Po ngrihen dyshime mbi sigurinë e SHBA. Pra Amerika duhet të ndryshojë objektivat e mbrojtjes. Ndoshta duhet të fokusohet më shumë në mbrojtjen e brendshme. Për momentin sa kohë nuk ka prova të tjera e shoh si një luftë psikologjike. Duket si një teori kaosi më tepër”, tha Meçollari, duke shtuar: “Mënyra e përdorimit është një manual rus dhe në kushte aktuale nuk besoj që Kina do të avanconte kaq shumë me SHBA pasi ka qenë e tërhequr.
/abcnews.al/